Ballina Sport Salah luan me një fëmijë me këmbë të amputuara para ndeshjes së...

Salah luan me një fëmijë me këmbë të amputuara para ndeshjes së Super Kupës

Liverpool ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e UEFA Super Kup, kurse Mohamed Salah ka marrë pjesë në një sesion stërvitjesh me një djalë i cili kishte të dy këmbët e amputuara.

Marketing

Video, e cila tregon disa momente emocionale, paraqet edhe skuadrën e Liverpoolit dhe stafin e saj duke luajtur me një numër të madh të fëmijëve të tillë.

Edhe Chelsea ka kaluar njëjtë kohë me fëmijët kurse eventi është bërë për Fondacionin e UEFAs dhe është mbajtur në stadiumin Vodafone Park në Stamboll.

“Një milionë falëndërimi i janë bërë Liverpoolit dhe Chelseat të cilët kanë kaluar kohë me futbollistët e rinj me gjymtyrë të amputuara nga Federata Turke e Futbollit për persona me aftësi të kufizuara”, thuhet në një cicerimë në Tëitter të Fondacionit të UEFA’së.

 

Marketing
Exit mobile version