Mo Salah mund të humbasë dhjetë ndeshje me Liverpoolin pas vendimit të FIFA-sSaga e kontratës së Mohamed Salah ka marrë fund, por marrëveshja e re dyvjeçare nuk i zgjidh të gjitha enigmat e Arne Slot sezonin e ardhshëm.
Liverpooli po shkon drejt titullit të dytë të Ligës Premier në këtë epokë, pavarësisht se tre lojtarë kryesor do të mbesin pa kontrata në verë.
E ardhmja e Virgil Van Dijk nuk është qartësuar ende teksa Trent Alexander-Arnold pritet që t’i bashkohet Real Madridit pasi të skadojë kontrata e tij në ‘Anfield’.
Megjithatë, Salah ka rinovuar për dy vite më shumë dhe tifozët e Liverpoolit mund të presin më shumë gola dhe asistime nga lojtari më produktiv në Ligën Premier.
Liverpooli ka firkë se do ta humbasë lojtarin e tyre kryesor për dhjetë ndeshje sezonin e ardhshëm, duke përfshirë gjashtë në Ligën Premier, si rezultat i FIFA-s për të zgjeruar Kupën e Botës për Klube dhe ta ndryshojë orarin e Kupës së Kombeve të Afrikës.
Mungesa e ndërkombëtarëve afrikanë është një kompromis i njohur dhe i cili përfshihet në transferimet he vendimet e kontratave që përfshijnë lojtarë që përfshihen në AFCON.
Kjo garë tradicionalisht luhet nga janarit deri në shkurt, por AFCON i është nënshtruar disa reformave të mëdha në vitet e fundit.
Ajo kaloi në vitet me numër tek nga 2013 dhe në edicionin e vitit 2025 pritet që të luhet në Marok nga 21 dhjetori deri më 18 dhjetor.