Salah rinovoi kontratën për 3 vite, egjiptiani bëhet lojtari më i paguar në historinë e Liverpool

Mohamed Salah ka nënshkruar kontratë të re me Liverpool për 3 vite, me egjiptianin që mund të përfitojë 400 mijë paund ose 465 mijë euro në javë te skuadra angleze.

Marketing

Në këtë mënyrë “faraoni” bëhet lojtari më i paguar në historinë e “The Reds”, pas firmosjes së kontratës së re.

Megjithatë “Liverpool Echo” raporton se sulmuesi egjiptian mund të përfitojë më shume se sa kaq, nëse paraqitjet e tij janë në nivel të lartë.

Gjithashtu sipas burimit në fjalë bëhet e ditur se egjiptiani ka rënë dakord për një marrëveshje “shumë të stimuluar” që mund të “tejkalojë shifrën prej 400 mijë funtesh (465 mijë euro) nëse plotësohen kriteret e tij të bazuara në performancë”.

Kriteret thuhet se përqendrohen rreth kontributit në gola dhe asistime, të cilat thuhet se shihen si ‘të arritshme’ nga Salah.

Pretendohet se struktura e gjerë e kontratës është rënë dakord rreth fundit të vitit gjatë bisedimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.