Salah rrëfen të ardhmen, do hakmarrje ndaj Real Madridit

Real Madrid dhe Liverpool do të rigjejnë veten përballë në një tjetër duel në Champions League pas asaj finaleje të 2018 që u fitua nga spanjollët. Një nga protagonistët e asaj mbrëmjeje ishte Mohamed Salah i cili u dëmtua nga Ramos dhe nuk mundi të ndihmonte skuadrën. Në një intervistë të gjatë sulmuesi egjiptian ndihet I karikuar për këtë revansh.

Marketing

“Kam një dëshirë të madhe të fitoj ndeshjet me Realin për të kaluar në gjysmëfinale edhe pse ajo që do të ndodhë nuk do të ndryshojë rezultatin e finales në Kiev në 2018. Ajo ka mbaruar dhe nuk dua të mendoj as për faullin e Ramos. Mendoj për ekipin dhe si të dalim fitues, kjo është e gjitha”.

Lidhur me ndryshimin që ka pësuar Liverpool këto sezone dhe formën aktuale, Salah e pranon që këtë vit ekipi nuk ishte në lartësinë e duhur.

“U shpallëm kampion dhe fituam Championsin, jemi rritur dhe kemi ndryshuar. Edhe Real Madrid ka ndryshuar dhe nuk ka shumë lojtarë që ishin në fushë në Kiev, futbolli ndryshon gjithmonë. Këtë sezon kanë ndodhur shumë gjëra për ne, fatin nuk ishte në anën tonë por kemi një dëshirë të madhe të triumfojmë në Europë”.

Sa për të ardhmen Salah tregohet diplomat dhe nuk jep asnjë indikacion për një largim të mundshëm.

“Nëse e shikoj veten në një ekip tjetër? Nuk varet aspak nga unë, të shikojmë çfarë do të ndodhë dhe nuk preferoj të flas. Me Klopp kam raporte normale si mes 2 profesionistëve, por unë shpresoj të fitoj trofe, të shënoj gola dhe të ndihmoj ekipin. Unë në Spanjë ose Itali? Shpresoj të luaj gjatë, përse jo mos ta provoj. Mund të ndodhin shumë gjëra në futboll, të presim”, përfundoi sulmuesi egjiptian i Liverpool.