Salah shpallet lojtari i vitit në Afrikë

Ylli i Liverpool, Mohamed Salah, është shpallur lojtari i vitit (2018) në Afrikë.
Salah ka vazhduar me sukseset individuale edhe këtë vit, duke vazhduar formën e vitit të kaluar

Marketing

Ai këtë vit ishte në top treshen për lojtarin më të mirë nga UEFA, gjithashtu ishte në garë edhe për topin e artë, ku përfundoi në vendin e gjashtë.

Sukseset e tij me Liverpol kanë bërë që lojtari nga Egjipti këtë vit të kurorëzohet me çmimin “Lojtari më i mirë afrikan i vitit”.

Ai këtë vit ka realizuar edhe 10 gola në Premierligë (+3 asistime), si dhe 3 gola në Ligën e Kampionëve.