Salah shpëton Liverpoolin me dy gola kundër ekipit të fundit në Premier Ligë

Futbollistët e Liverpool kanë shënuar fitore sot ndaj ekipit të fundit Southampton, në një ndeshje të vështirë me rezultat 3:2, duke vazhduar kështu të mbajnë të sigurt kreun e tabelës pas 12 xhirosh në Premier Ligë.

Marketing

Skuadra mysafire erdhi e para në epërsi me golin e Dominik Szoboszlai në minutën e 30-të, ndërsa vendësit u rikthyen në lojë duke barazuar përmes Adam Armstrong në minutën e 42-të.

Mateus Fernandes në pjesën e dytë solli për herë të parë ekipin e tij në epërsi pas asistimit të Adam Armstrong në minutën e 56-të.

Nëntë minuta më vonë futbollisti egjiptian Mohamed Salah u tregua preciz pas asistimit të Ryan Gravenberch për barazimin 2:2. I njëjti lojtar siguroi tri pikët e reja për fitoren e dhjetë të LIverpool këtë sezon nga penalltia në minutën e 83-të.

Liverpool kryeson tabelën me 31 pikë, pason Manchester City 23, Chelsea, Arsenal e Brighton kanë nga 22 pikë.

Ndeshja e fundit e xhiros 12 të Premier Ligës zhvillohet sot ndërmjet Ipswich Town dhe Manchester United.

Marketing