Salah vendos një rekord historik për Liverpoolin

13:46 | 24 Prill 2021

Marketing

Mohamed Salah ka shënuar gol në sfidën e cila po zhvillohet momentalisht mes Liverpoolit dhe Newcastle United.

Mo Salah bëhet lojtari i parë i Liverpoolit në historinë e Premierligës që shënon 20 gola në një sezon për herë të tretë, përcjell lajmi.net.

Robbie Fowler dhe Luis Suarez e arritën këtë shifër dy herë, mirëpo Salah me këtë gol theu rekord.

Në sezonin e parë me The Reds, Salah kishte shënuar 32 gola./Lajmi.net/