Gazetarët e sportit e kanë zgjedhur Mohamed Salah si futbollistin më të mirë të vitit në Premier Ligë.
Ylli egjiptian, Mohamed Salah, është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit nga Asociacioni i Gazetarëve të Futbollit për sezonin 2021-22.
Salah po kalon në një sezon fenomenal me Liverpoolin, në 31 paraqitje në Premier Ligë ai ka shënuar 22 gola dhe dhuruar 13 asistime, transmeton lajmi.net.
Kështu duke e ndihmuar ‘Reds’ të luftojnë ende për titull të Premier Ligës, pasi janë vetëm një pikë prapa liderit aktual Man City.
Me 48% të votave ylli nga Egjipti u zgjedh lojtari i vitit, duke lënë pas Kevin de Bruyne dhe Declan Rice.
Ky është çmimi i tij i dytë për sulmuesin e Liverpoolit, pasi e kishte fituar edhe më parë në sezonin 2017-18.