Sali Berisha njofton “Foltoren” me shqiptarët e Amerikës

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë “Foltoren” e radhës ditën e diel.

Marketing

Këtë herë në foltore janë ftuar shqiptarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ky takim do të zhvillohet të dielën e 5 Dhjetorit, në orën 12:00.

“Ftojmë të gjithë demokratët shqiptarë nga Shtetet Neë Yersey, Neë York, Pennsylvania, Connecticut etj, në Marriott Hotel, 138 Neë Pehle Ave, Saddle Brrok, Neë Jersey 07663, USA”, thuhet në postimin e ish-Kryeministrit.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur mbi 4200 firma të delegatëve për të thirr Kuvendin Kombëtar. Firma të cilat janë cilësuar si jo të vlefshme nga kryedemokrati Lulzim Basha, pasi pretendon se në dorëzimin e tyre nuk u respektua statuti i PD.