Ish kryeministri Sali Berisha ka hequr një vijë paralele mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe ish kryeministrit Nikola Gruesvki, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pas arratisjes së tij nga Maqedonia përmes tokës shqiptare.
I ftuar në emisionin 5 pyetje nga Babaramo, Berisha u shpreh se ashtu si Gruesvski edhe Rama ka blerë të njëjtën makinë me të njëjtin çmim të ish kryeministrit maqedonas, vendim i cili i kushtoi dy vite burg Gruesvskit tashmë të arratisur nga drejtësia.
Mos vallë Berisha po paralajmëron fundin e kryeministrit Rama? Berisha: Pse po dënohet Gruevski, e di? Se ka importuar Benz të blinduar, si Rama për veten e tij. Rama kur u bë kryeministër, kishte makinë, jo perfekte por ishte. Më vonë, bleu një për vete. Si Gruevski. Mori makinën e parkut të delegacioneve. Bleu tjetër, para 1 viti e gjysëm me çmimin e Gruevskit. Identik me të njëjtin çmim e bleu Rama. I ka bërë nder për shkak të krimit të përbashkët me Gruevskin? Për këtë duhet të pyesim Edi Ramën.