Sali: Lloga po i lutet Ali Ahmetit, ASH në garë për servilizëm

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, ka reaguar ashpër ndaj ish-ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, duke e akuzuar për përpjekje të dëshpëruara për të fituar vëmendjen e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.

Sipas Saliut, Lloga po mundohet të justifikojë qëndrimin e tij politik përmes statuseve në rrjete sociale, ndërsa kujton se lirimi i Sasho Mijallkovit ishte “kulmi i suksesit” të tij si ministër – një vendim që, sipas deputetit të VLEN-it, erdhi duke sakrifikuar Ziadin Selën dhe duke dëmtuar vetë partinë e tij, ASH.

“Edhe më tragjike është gara që ka nisur mes ish-udhëheqësve të ASH-së – cili nga këta është më servili ndaj Aliut. Keq, shumë keq,” shkroi Sali në një status në Facebook.

Marketing