Sali: VLEN mbetet alternativë për ata që nuk e shesin bindjen për karrige

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, ka reaguar përmes një statusi në Facebook, duke shprehur mirëkuptim për të gjithë ata që ndihen të zhgënjyer nga zhvillimet e fundit politike. Ai thekson se VLEN mbetet i palëkundur në qëllimin e tij për ndryshim dhe përfaqësim të ndershëm.

Marketing

“VLEN nuk është vetëm një emër — është një ideal që na bashkoi nga Alternativa, LD, Besa, ASH, Vetëvendosje, shoqëria civile dhe shumë të tjerë që besuan në ndryshim,” shkruan Sali.

Ai bën dallimin mes atyre që, sipas tij, janë tërhequr për arsye të dyshimta dhe atyre që vazhdojnë të qëndrojnë për idealin.

“VLEN është për këdo që nuk e shet bindjen për karrige, dinjitetin për përfitim,” përfundon ai.

Në vazhdim statusin e plotë:

“Për të gjithë ata që ndihen të tradhtuar nga ky devijim — ju mirëkuptojmë. Sepse edhe ju e nisët për ndryshim.
VLEN është ende këtu. Sepse ndryshimi i vërtetë nuk tradhtohet. Ai mbrohet.

VLEN nuk është vetëm një emër — është një ideal që na bashkoi nga Alternativa, LD, Besa, ASH, Vetvendosje, organizata nga shoqeria civile dhe shumë të tjerë që besuan në ndryshim.
Ky projekt nuk u ndërtua për interesa personale, por me votën e secilit përkrahës mbi vlera: dinjitet, përfaqësim të ndershëm dhe shpresë për të ardhmen.

Sot disa kanë zgjedhur rrugë të tjera. Është e drejta e tyre.
Por ka një dallim të madh mes atyre që u tërhoqën për arsye të dyshimta dhe atyre që ende qëndrojnë për idealin.
VLEN është për këdo që nuk e shet bindjen për karrige, dinjitetin për përfitim. Për ata që nuk e ndërrojnë shpresën për marrëveshje.”