Gjuha e përdorur nga ana e opozitës shqiptare, në rastin konkret ajo e kandidatit për kryetar komune në Gostivar, Arben Taravari i cili i ka quajtur shqiptarët bandit, po dënohet nga ana e opinionit në vend, ndërsa analistët politik e quajnë atë si mungesë të ofertës politike.
Profesori universitar dhe analisti politik Argëtim Saliu, në një prononcim për GAZETA.MK thekson se fjalët fyese kanë ndikuar gjithmonë negativisht tek qytetarët.
“Në mungesë të ofertës politike dhe programit zhvillimorë politik ka edhe nga ata kandidatë të cilët përdorin fjalë fyese dhe urrejtje ndaj qytetarëve dhe ndaj popullatës, kjo mund të përkthehet si mungesë e ofertës dhe programit zhvillimor politik andaj fjalët fyese gjithmonë kanë hasur në konotacion negativ tek qytetarët”, ka deklaruar Saliu.
Saliu gjithashtu ka thënë se qytetarët shqiptar përherë i kanë dënuar ata të cilët përdorin fjalor fyes dhe denigrues.
“Gjithmonë qytetarët kanë dënuar ata të cilët kanë përdorë fjalë fyese dhe denigruese, por mos ta harrojmë se gjuha e urrejtjes gjithmonë ka ndikim negativ në shoqëri dhe sidomos tek individët, personat e rinj, anëtarët dhe simpatizantët e subjekteve politike, ne jemi shtet me demokraci dhe respektohet mendimi i lirë i gjithë secilit por ama qytetari gjithmonë ka dënuar gjuhën e urrejtjes,” ka thënë më tej Saliu.
https://www.facebook.com/watch/?v=144902444499941&t=0