Saliu: Tre gabime serioze të Aleancës për Shqiptarët

Furkan Saliu

Marketing

Tre gabime serioze të Aleancës për Shqiptarët, apo më mirë thënë të sekretarit të përgjithshëm që e dëmtojnë rëndë dëshirën për ndryshim dhe e demotivojnë votuesin e papërcaktuar

1. Akuzon publikisht se ka pas tentim për ti korruptuar anëtarët e degës së Tetovës, e nuk ofron asnjë provë (shpresoj që provat do të sigurohen në ditët në vazhdim)

2. Publikon listën e anëtarëve të kryesisë ku nuk duhet të jesh ekspert për ta parë se nënshkrimet i ka vendosur 1 dorë e vetme, që i bie se janë të falsifikuara

3. Për gabimin e tretë do të vijë dita kur do të duhet të flasim

Nëse Aleanca për Shqiptarët pretendon se është një party politike që dallon nga subjekteve tjera, dhe nëse dëshiron të dëshmojë se ekziston demokraci brenda subjektit, që nesër këto gabime serioze që dëmtojnë edhe imazhin e partisë duhet të diskutohen në kryesi dhe të diskutohet për përgjegjësinë e Sekretarit të përgjithshëm… Pse jo vet sekretari mos ta iniciojë një gjë të tillë

Marketing