Salla e Institutit do të quhet “Woodrow Wilson”

Me rastin e 100-vjetorit të Konferencës së Paqes, ku spikati roli i presidentit amerikan Woodrow Wilson, dhe me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup ka vendosur që sallën kryesore të mbajtjes së konferencave ta quajë pikërisht me emrin “Presidenti Woodrow Wilson”.

Marketing

Përveç kësaj, në këtë sallë do të qëndrojë edhe ekspozita e përhershme dokumentare, që është organizuar përkitazi me 100-vjetorin e Konferencës së Paqes, që përfshin dokumente deri tash të panjohura për rolin e Presidentit Wilson për paqen në botë dhe për mundësinë që edhe kombet e vogla ta kenë shtetin e tyre kombëtar.

Në të, gjithashtu, ka edhe memorandume të personaliteteve dhe organizatave shqiptare të kohës drejtuar Presidentit Wilson dhe Konferencës së Parisit në mbrojtje të interesit shqiptar në këtë konferencë.
Kjo ekspozitë deri tash është hapur edhe në Prishtinë, si dhe në Ambasadën e Kosovës në Uashington.