Salvini: Fluksi i emigrantëve nga Ballkani nuk frenohet, marrim masa ekstreme

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka dhënë alarmin: rruga ballkanike sipas tij është hapur sërish dhe në korrik do të nisin për këtë arsye patrullimet e përbashkëta me palën sllovene.

Marketing

Por nëse fluksi i emigranteve nuk frenohet, atëherë situata ekstreme kërkojnë masa ekstreme, ku nuk përjashtojmë ndërtimin e barrierave fizike në kufi, siç kanë bërë edhe vende të tjera europiane, deklaroi ai.

Guvernatori i rajonit Friuli Venezia Giulia është shprehur i gatshëm të kërkojnë pezullimin e traktatit të Schengenit në rast se nuk do të arrihet të bllokohen emigrantet që mbërrijnë nga toka në kufirin me Slloveninë.

Salvini e kishte njoftuar përpara pak ditësh bashkëpunimin me sllovenet në rajonet kufitare, i cili duhet të nisë në 1 korrik. “Rrugën detare e izoluan, tani po forcojmë vigjilencën për të mbrojtur kufijtë tanë tokësore. Pas vitesh të tera, Italia nuk është me kamp për klandestinet në Europë, ishte komenti i numrit dy të ekzekutivit Italian.

Numri i emigranteve të mbërritur nga deti në Itali ka një rënie të ndjeshme prej 85% krahasuar me vitin qe shkoi; por ndërkohe sipas medieve italiane, rezultojnë me rritje të fortë kalimet përmes rrugës ballkanike që çon në Friuli Venezia Giulia.

Vetëm fundjavën e kaluar, policia italiane ra në gjurmë e mbi 100 klandestineve, të cilët ishin thuajse të gjithë pakistanezë e që kërkuan menjëherë mbrojtje ndërkombëtare.
Në total, numri i të huajve pa dokumente të rregullta që janë diktuar nga autoritetet italiane në afërsi të zonës së kufirit slloven gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, është mbi 650, ndërsa për të gjithë 2018-ën, shifra ka qenë 446.

Marketing