Samiti i 14 dhjetorit të BE-së, Ramadani: Gjasa reale për kthesë pozitive

Samitit i 14 dhjetorit në Bruksel mund të përfundojë me ndonjë deklarim pozitiv për RMV-në, i cili më pas në janar mund të konkretizohet në drejtim të fillimit të bisedimeve, shprehet optimist për TVM2, analisti politik, Ismet Ramadani.

Marketing

Realisht sipas tij, Franca mund të jetë shteti ku RMV dhe Bullgaria ka gjasa të dakrodohen për të arritur zgjidhje për dallimet dyplaëshe.

“Këtu duhet ta keni parasysh rolin e Makronit që është pozitiv për shkak se ai gjithmonë ka pasur rezerva dhe fjala e tij ka qenë ndikuese te anëtarët tjetrë të BE-së dhe sipas informacioneve, mund të ndodh pak a shumë, ja po e them edhe ai nënshkrimi i asaj marrëveshjeve pak në mënyrë më spektakulare, vetëm e vetëm që në një mënyrë edhe opinion bullgar edhe ai në Maqedoni ta kuptojnë se kjo nuk është çështje vetëm mids dy shteteve tona. Ja vlen të shpresojmë sadoqë është optimizmi i rezervuar. Unë pres që deri më 15 janar të merr fund ky proces, pra procesi i marrjes së datës, mbajtja e konferencës ndërqeveritare edhe definitivisht të bëjmë hapin e parë në ecjen e antarsimit të plotë” – tha analisti politik, Ismet Ramadani.

Sipas Ramadanit, pozitivizmi duhet mbështuar në bashkëpunimin e zyratëve amerikan dhe evropian, të cilët kohëve të fundit intensifikuan vizitat e tyre në vendin tonë.