Samiti i 74 i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara,delegacioni qeveritar takon zyrtarë të botës në OKB, në fokus procesi eurointegrues

Në margjina të Samitit të 74-t të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, kryeministri, Zoran Zaev, dhe delegacioni qeveritar kanë zhvilluar takime formale dhe joformale me zyrtarë dhe delegatë nga vende të ndryshme të botës.

Marketing

Kryesisht bisedimet janë drejtuar në çështjen e hapjes së negociatave të vendit tonë me BE-në, si dhe për çështjet politike të tjera me rëndësi për rajonin.

Delegacioni qeveritar gjatë ditës është takuar me ministrin e punëve të jashtme të Azerbejxhanit, ku kanë biseduar për mundësinë e heqjeve të vizave dhe bashkëpunimin në energjetikë me Azerbejxhanin, kumtojnë nga shërbimi informativ qeveritar.

“Kemi agjendë të ngjeshur në Asamblenë e Përgjithshme të 74 të Kombeve të Bashkuara. Në takime dhe forume kemi diskutuar për iniciativat e ndryshme dhe për politikë të jashtme. Me rëndësi për të gjithë qytetarët dhe rajonin”.

Zaev do të marrë pjesë sonte edhe në takimin e ftuar nga kryetari i SHBA-ve, Donald Trump, ndërsa deri të shtunën, kur edhe kryeministri i vendit do të ketë fjalimin zyrtar përpara asamblesë, delegacioni qeveritar do të shfrytëzojë rastin për të lobuar me ndërkombëtarët për procesin eurointegrues të vendit.

Samitit i 74 i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kryesisht ka për fokus diskutimet për ndryshimet klimatike, varfërinë globale dhe arsimin kualitativ.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres, në fjalimin e tij ka kërkuar të ndërmerren masa për t’u ballafaquar me ndryshimet klimatike, sepse ndryshe, sipas tij, çmimin më të lartë do ta paguajnë qytetarët e mbarë botës.

Marketing