



Për të zgjidhur kontestet në Balklan, duhet menduar për ardhmërinë. Por kreu i ekzekutivit nuk është i sigurt se ky mesazh është kuptuar nga presidenti Bullgar Radev. Zaev thotë se vendi i ka marrë të gjitha hapat e nevojshëm për debllokimin e procesit të zgjerimit.
“Fatkeqësisht, për zhgënjimin tim të madh, unë dhe qytetarët në RMV e dimë se bllokada vjen nga fqinji ynë Bullgaria. Mua qytetarët më dhanë mandat për të gjetur zgjidhje, ata nuk më dhanë mandat për të justifikuar politikat e shekullit të kaluar. Deri më tani, asnjë shtet anëtar i BE -së nuk ka ndonjë kundërshtim ndaj reformave tona. Mesazhet nga Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, në samit janë të qarta. – Zgjidhjet kanë nevojë për një vështrim drejt së ardhmes, jo ndaj së kaluarës. Por për fat të keq, nuk jam i sigurt se Presidenti Radev e kuptoi atë mesazh.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
