Në Samitin e Ballkanit në Berlin, prirë nga Gjermania dhe Franca, fqinjët mospajtues, Kosova dhe Serbia edhe një herë kanë rënë dakord për një marrëveshje për bisedime konstruktive për të zgjidhur konfliktin mes tyre.
Beogradi dhe Prishtina janë pajtuar “që të vazhdojnë tutje përpjekjet e tyre për impelemtimin e marrëveshjeve ekzistuese”, thuhet nga Zyra Federale për Media këtë të martë.
Përveç kësaj të dy palët duan dialog “konstruktiv” të ndihmuar nga BE në mënyrë që të gjendet zgjidhja. Deklarimet të ngjashme nga Serbia dhe Kosova ka pasur edhe në të kaluarën, por që gjithmonë kanë përfunduar në një mosmarrëveshje të re.
Gjermania dhe Franca kanë bërë një përpjekje që me Konferencën e Berlinit të gjejnë mënyra për konfliktin e bllokuar në mes të Serbisë dhe krahinës së shkëputur të Kosovës. Çështja e stabilitetin të Ballkanit është edhe çështje e stabilitetit të Evropës, ka theksuar Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel të hënën në Berlin në një konferencë të përbashkët. Të dy kanë thënë se bisedimet me vendet e përfshira në Kancelari nuk lidhen me anëtarësim ne BE, edhe pse ata ndjehen të obliguar për perspektivën evropiane të këtyre vendeve.
Pjesëmarrësit në Konferencën e Ballkanit nënvizuan rëndësinë e arritjes së një marrëveshje ligjërisht të obligueshme në mes të Prishtinës dhe Beogradit për normalizim të marrëdhënieve. Kjo nuk do t’i kontribuonte vetëm stabilitetin në rajon por poashtu do të ishte pika kryesore e rrugës së Kosovës dhe Serbisë për në BE.
Merkel dhe Macron theksuan shembullin pozitiv të Maqedonisë, ku së fundmi është arritur që të gjendet zgjidhja për problemin e emrit me Greqinë. Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë është riemëruar në shkurt me Maqedonia e Veriut, duke i dhënë fund bllokadës shuëmvjecare me fqinjin, dhe ndër të tjera, duke qartësuar rrugën e Shkupit për anëtarësim në NATO.
Merkel dhe Macron kanë ftuar krerët e qeverive të shteteve të Bonjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë në Kancelari në mënyrë që të shqyrtojnë mundësinë e gjetjes së zgjidhjes në mes të Kosovës dhe Serbisë. Komisionerja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e cila është përgjegjëse për ndërmjetësim, ka qenë poashtu e ftuar në takim.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë për ZDF para takimit se një kompromis është i nevojshëm. Ai ka thënë se do të që dëgjojë sugjerimet e nikoqirëve. “Nëse ka ndonjë sugjerim të mençur, jam shumë i interesuar që ta dëgjojë, por që ka kohë që nuk e kam dëgjuar një të tillë, dhe nëse ka një, ne jemi çdoherë të gatshëm të japim përgjigjen tonë sa më parë që të jetë e mundur”.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të qartë më parë se e kundërshton fuqishëm shkëmbimin e territoreve me Serbinë. “Kurrë nuk do të pajtohem me shkëmbim territoresh, s’bëj pazare me pjesët e territorit të Kosovës”, ka thënë Thaçi për DPA. Sidoqoftë, ai përkrah një “korrigjim kufiri” dhe integrimin e disa pjesëve shqiptare me shumicë serbe në territorin e Kosovës. Në kthim, Serbisë do t’i jepej perspektiva për një pranim në BE.
Serbia ka qenë duke biseduar për pranim në BE prej 2014-ës. Sidoqoftë, pajtimi me Kosovën shihet se kushti kyc për vazhdimin pozitiv të bisedimeve. Pothuajse tërësisht e banuar me shqiptarë, Kosova ka qenë krahinë e Serbisë e cila pavarësinë e shpalli më 2008. Paraprakisht, NATO kishte detyruar forcat serbe që të tërhiqeshin nga Kosova më 1999 në mënyrë që të mbrohej popullsia shqiptare nga spastrimi etnik.
Serbia asnjëherë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të llogarisë ish krahinën e saj si pjesë të territorit të saj – edhe pse mbi 100 vende, përfshirë Gjermaninë, e njohin Kosovën si shtet. Kosova konsiderohet si zonë historike e banimit të serbëve në Ballkan.