24/12/2024
Ballina Lajme Maqedoni Samiti i NATO-s,  kryeministri grek Mitsotakis  “çon” në Uashington përplasjet me Maqedoninë...

Samiti i NATO-s,  kryeministri grek Mitsotakis  “çon” në Uashington përplasjet me Maqedoninë e Veriut

epa11414920 Prime Minister of Greece Kyriakos Mitsotakis attends the plenary session during the Summit on peace in Ukraine in Stansstad near Lucerne, Switzerland, 16 June 2024. International heads of state gather on 15 and 16 June at the Buergenstock Resort in central Switzerland for the two-day Summit on Peace in Ukraine. EPA-EFE/URS FLUEELER / POOL EDITORIAL USE ONLY

Kryeministri  i Greqisë Kyriakos Mitsotakis  në samitin e Natos pritet të ngrejë në nivelin më të lartë çështjen e shkeljes së Marrëveshjes së Prespës nga lidershipi i ri i Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri do të theksojë deklaratat e politikanëve nga shteti fqinj që janë kundër Marrëveshjes së Prespës dhe do të theksojë se nuk respektohet çështja e emrit.

Të mërkurën mbrëma, Kyriakos Mitsotakis do të jetë në Shtëpinë e Bardhë në darkën e organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden për nder të liderëve.

Në axhendën e Samitit do të jetë forcimi i aftësive mbrojtëse të Aleancës dhe kontributi më i madh i vendeve anëtare evropiane të NATO-s dhe Kanadasë.

Mitsotakis gjithashtu ka paraqitur së bashku me homologun e tij polak një propozim për një mburojë evropiane të mbrojtjes ajrore që do të financohet me fonde evropiane dhe do të funksionojë krahas NATO-s.

Marketing

Në Uashington, kryeministri grek do të zhvillojë edhe takime me anëtarë të Kongresit dhe nesër në Forumin Publik të NATO-s do të bisedojë me ish-zëvendës këshilltaren e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Nadia Schadlow.

Pas përfundimit të punimeve të Samitit të NATO-s , Mitsotakis do të shkojë në Nju Jork , ku të premten do të ketë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres./vizionplus.tv

Marketing