Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të EJL-së, Kovaçevski: Të fillojmë negociatat këtë qershor

Zgjerimi i Bashkimit Evropian me integrimin e Maqedonisë së Verit dhe Shqipërisë nuk është vetëm çështje zgjerimi por edhe çështje strategjike dhe e sigurisë, nëse i referohemi luftës në Ukrainë, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, në Selanik. Sipas tij, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po humbin kohë të çmuar për shkak të mosmiratimit të kornizës negociuese. Në ndërkohë, forcohet interesi i palëve të treta në rajon, konsideron kreu i ekzekutivit.

Marketing

“Nuk ka vendim më të madh dhe më efektiv për të forcuar stabilitetin e rajonit të Evropës Juglindore sesa hapja e procesit të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, këtë qershor, nën presidencën franceze, pa ndonjë vonesë të mëtejshme. Duhet të theksoj se integrimi në BE është një nga qëllimet kryesore strategjike të Maqedonisë së Veriut, ne jemi plotësisht të përkushtuar në procesin integrues. Kemi treguar se jemi një partner i besuar dhe po kërkojmë dhe po punojmë pa ndal për zgjidhje që do të heqin veton, e cila pengon procesin e zgjerimit.”- tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Lidhur me krizën globale energjetike dhe rritjen e çmimeve si rezultat i agresionit ushtarak rus në Ukrainës, kryeministri Kovaçevski tha se pasojat globale që ndjehen në mbarë botën kërkojnë një koordinim urgjent të përbashkët përmes platformave të tilla si Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

“Ekziston një ndjenjë urgjence për një koordinim të mëtejshëm të përbashkët në mënyrë që t’i përgjigjemi menjëherë sfidave të përbashkëta përmes platformave të dobishme si ky proces, por edhe në sinergji me Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim, mirëpritëm gatishmërinë e BE-së për përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në platformën e përbashkët për blerjen e gazit, me qëllim të diversifikimit të rezervave të energjisë, veçanërisht furnizimeve me gaz dhe forcimit të sigurisë së energjisë.”- tha Kovaçevski.

Lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, kryeministri Kovaçevski nënvizoi se Maqedonia e Veriut është plotësisht e përkushtuar për integrimin rajonal përmes iniciativave politike, ekonomike dhe të sigurisë. Në këtë kontekst, veçoi rëndësinë e zbatimit të Strategjisë EJL 2030, Procesin e Berlinit dhe nismën Ballkani i Hapur.