Deputeti dhe kryetari i Partisë për Emancipimin e Romëve, Samka Ibraimovski ka paralajmëruar kandidaturën e tij për president për zgjedhjet e 21 prillit. Vendimi i tij vjen pas paralajmërimit që bëri një javë më parë Amdi Bajram, kryetari i Lidhjes Rome dhe deputeti që 10 vite më parë ishte pjesë e koalicionit të VMRO-së, ndërsa tani kaloi në LSDM, informon INA.
Samka Ibraimovski ka thumbuar Amdi Bajramin, pasi që është pyetur se si e vlerëson fushatën e tij që ndërlidhet me brendin “Koka Kola”.
“Amdi Bajram që paralajmëroi kandidaturnë e tij nuk mund të jetë konkurrent i imi, për shkak se më nuk është Koka Kola, por ujë i distiluar”. Koha e tij kaloi”, theksoi Ibraimovski.
Amdi Bajram është i njohur me thënien e tij të zakonshme se ai është politikan i njohur dhe një brend aq sa është e njohur “Coca Cola”.