Samsung Galaxy Watch Active 2 bie në sy me dizajnin minimalist

Një prej tipareve më të dallueshme është dizajni minimalist. Ka dy opsione, 40 dhe 44mm dhe duhet të përshtatet me një gamë të gjerë rripash.

Marketing

Orët inteligjente të Samsung ka qenë një zgjedhje shumë solide vitet e fundit duke sjellë disa prej alternativave më të mira të Apple Watch, por përpara se Fitbit të lançonte modelin vërsa.

I prezantuar ditën e sotme Active 2, ora nuk e ka më kurorën mekanike të rrotulluese siç nuk e kishte as me versionin e kaluar.

Ora e re nuk është dizajnuar për të zëvendësuar as Galaxy Watch e as Watch Active prezantuar gjashtë muaj më parë. Por është një pajisje e rangut të mesëm e cila gjendet mes dy opsioneve të lartpërmendura.

Një prej tipareve më të dallueshme është dizajni minimalist. Ka dy opsione, 40 dhe 44mm dhe duhet të përshtatet me një gamë të gjerë rripash.

Del në shitje më 27 Shtator për 279 dollarë në dy variante Bluetooth dhe LTE. Krimi më i madh që Samsung mund ti ketë bërë orës është eliminimi i kornizës rrotulluese. Kontrollimi i Active bëhej vetëm me prekje.
Me Active 2 është rikthyer dhe përdoruesit mund të kalojnë nëpër ekrane të ndryshme dhe menunë përmes saj.

Active 2 mund vjen me një opsion EKG edhe pse Samsung thotë se nuk do të jetë i disponueshëm direkt nga paketimi. Bluetooth 5.0 dhe NFC shërbejnë për të realizuar pagesa ndërsa GPS për gjurmimin e aktivitetit fizik.

Active 2 ka po të njëjtin softuer si orët e kaluar, platformën Tizen.