Sanchezi merr mandatin e dytë si kryeministër i Spanjës

Pas disa javësh zvarritjeje, lideri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez, ka siguruar mandatin e dytë si kryeministër pas votimit në Parlament.
Ai ka siguruar shumicën në kuvendin me 350 ulëse, pasi ofroi marrëveshje amnistie për katalonjasit që tentuan ndarjen nga Spanja.
Partia Popullore konservatore fitoi në korrik zgjedhjet, por lideri Alberto Nunez Feijoo dështoi të siguronte shumicën.
Sanchezi siguroi shumicën duke afruar dy parti pro-ndarjes së Katalonjës për të siguruar shumicën. Ai ka thënë se marrëveshja e amnistisë do të “shërojë plagët”.
Aleanca me katalonjasit ka nxitur protesta masive.