Anësori i Bayern Munich, Leroy Sane i është ofruar gjigantit spanjoll, Real Madridit.
26 vjeçari është i lidhur me ekipin gjerman deri në vitin 2025, por po përflitet për një largim të hershëm të tij.
Siç njofton ‘Marca’, Sane i është ofruar Real Madridit.
Gjermani nuk duket i lumtur te ekipi bavarezë, andaj e mendon në transferim drejt ‘Santiago Bernabu’.
Aktualisht ‘Mbretërit’ janë të fokusuar te largimet e disa nga lojtarët, andaj mbetet të shihet nëse do të ndodhë ndonjë afrim tjetër këtë merkato.