Ballina Biznes Sanksion ” i vogël”, vodka ruse po hiqet nga raftet e dyqaneve

Sanksion ” i vogël”, vodka ruse po hiqet nga raftet e dyqaneve

Një pjesë e mirë e dyqaneve në SHBA dhe Kanada nuk do të shesin më pije alkoolike ruse, (vodkën ruse), si përgjigje ndaj sulmit që presidenti Putin po bën në Ukrainë.

Marketing

Shumë markete në lokacione të ndryshme, vendosën të “heqin” nga raftet çdo markë që prodhohet dhe vjen nga Rusia, për t’i treguar qytetarëve ukrainas që janë në mbështetje të tyre.

Gjithashtu, ditën e djeshme guvernatori i Ohio-s Mike DeWine urdhëroi departamentin e tregtisë së shtetit “të ndalojë blerjen dhe shitjen” e e Russian Standard Vodka.

Edhe Kanadaja, urdhëroi gjithashtu ndalimin dhe heqjen e gjithë produkteve ruse nga 679 dyqane të vendit, specifikisht vodkën ruse. Masa të tilla janë etiketuar si “sanksione të vogla” kundër Rusisë.

Exit mobile version