Sanksione për autobusët që transportojnë nxënës

Për vetëm katër orë Ministria e Punëve të Brendshme ka zbuluar dhjetëra parregullsi tek autobusët të cilët transportojnë nxënësit ndërkaq 38 shoferë janë sanksionuar për kundërvajtje, 13 mjete transportuese janë dërguar në kontrolle teknike të jashtëzakonshme.

Marketing

Nga MPB-ja paralajmërojnë që këto kontrolle kanë për qëllim rritjen e sigurisë së nxënësve ndërkaq apelojnë deri te këta transportues që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.

“Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Apelojmë te të gjithë transportuesit e nxënësve të respektojnë rregullat e komunikacionit”, thonë nga MPB.