Sanksionohen 130 vozitës në Komunën Qendër, 13 pa patentë shoferi

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (22.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në Komunën Qendër ka shqiptuar gjithsejtë 130 gjoba dhe atë: 13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 16 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.

Marketing

Janë shqiptuar edhe 11 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 7 për tejkalim jo te rregullt dhe 15 për parkim të parregullt.