Sanksionohen 174 shoferë në Shkup, 38 për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (11.08.2023) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 174 masa, nga të cilat 38 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 12 masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 13 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Marketing

Sipas raportit të MPB-së janë vendosur 10 masa për mos respektin të përparësisë së kalimit, shtatë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, pesë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit…Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë dhe në ditët në vijim.