Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (25.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit ka regjistruar 218 shkelje dhe atë: 18 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 21 për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, 7 për makina të parregullta dhe të paregjistruara. Janë shqiptuar edhe 12 gjoba për mosvënien e rripit të sigurisë, 15 për tejkalim të shpejtësisë, 7 për kalim në të kuqe në semafor, 7 për tejkalim të parregullt dhe 79 për parkim të parregullt.
Nga MPB-ja njoftojnë të gjithë qytetarët se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për kujdes më të madh në trafik.