Sanksionohen 263 shoferë në Shkup, 99 për vozitje të shpejtë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (25.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Marketing

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 263 masa, nga të cilat 99 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 17 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 11 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Janë shqiptuar tri masa për kalim sinjalizim të mbyllur – semafor i kuq, 15 sanksione për përdorim celular gjatë drejtimit të automjetit, tre masa për mospërdorim të rripit të sigurimit.