Sanksionohen “garues të paligjshëm” në rrugët e Shkupit

Në një aksion kontrollues për zbulimin e organizatorëve dhe pjesëmarrësve në “gara të paligjshme” në rajonin e Shkupit, policia ka sanksionuar 24 shoferë të motorëve, tek të cilët janë konstatuar disa kundërvajtje, ndërsa është marrë edhe një motoçikletë.

Marketing

Nga MPB sot kumtuan se aksioni i Sektorit për punë të trafikut pranë Byrosë për siguri publike në koordinim me Sektorin për siguri në komunikacionin rrugor pranë Sektorit për punë të brendshme Shkup është realizuar më 01-02.08.2020 nga ora 19:00 deri në orën 02:00 në rajonin e Shkupit.