Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Poshnje, në Urën Vajgurore.
Nga të dhënat e para, SHQIP mëson se është plagosur Iljaz Ismaili, i cili ishte kthyer nga Anglia pak ditë më parë.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal të fshatit, ku i plagosur ka mbetur nipi i pronarit.
Berat/Informacion paraprak:
Më datë 21.05.2021, rreth orës 18:00, në fashatin Poshnje, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi I.I., 33 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.
Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit/ve.
Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.