Sapo jeni ndarë? Kujdes mos bëni këto veprime!

Të marrësh vendim që t’i japësh fund një marrëdhënie pavarësisht sa kohë mund të kishte zgjatur, është shumë e vështirë dhe sigurisht që dhimbje do të ketë.

Marketing

Të marrësh vendim që t’i japësh fund një marrëdhënie pavarësisht sa kohë mund të kishte zgjatur, është shumë e vështirë dhe sigurisht që dhimbje do të ketë.

Koha është ilaçi më i mirë në këto raste, por që ta kaloni më shpejt këtë periudhë ku çdo gjë ju duket ‘bardhë e zi’, ne po ju tregojmë disa gjëra që nuk duhet të bëni kurrë pasi jeni ndarë më partnerin.

1.Të shihni vazhdimisht se çfarë ai/ajo poston në rrjetet sociale
E dimë që kohët e fundit është e pamudnur sepse po jetojmë në epokën e rrjeteve sociale, por merreni këtë vendim pasi është për të mirën tuaj dhe për ta kaluar sa më shpejt këtë fazë. Mundësisht t’i bëni bllok në çdo rrjet social që të mos keni mundësi që ta shihni.

2.Mos pyesni miqtë e përbashkët që keni se si është ai/ajo
Në vend që të merreni se çfarë është ai duke bërë, përqëndrohuni tek vetja juaj.

3.Mos krahasoni veten me të dashurën e re të tij
Ky është gabimi më i madh që vajzat bëjnë pasi ndahen nga i dashuri. Lumturia e tij nuk zbeh vlerat tuaja, përkundrazi.

4. Të shtireni sikur jeni të lumtur
Qani, qani, qani! Pranojeni dhimbjen dhe qani për një, dy, tre deri në një javë, por më vonë filloni jetoni dhe mos mbani më kaq zi për ish dashurinë tuaj që nuk ishte e destinuar të ndodhte.

5.Të mos kujdeseni për veten
Pas një ndarje gjithmonë ju kap ajo ndjenja e demoralizimit dhe që nuk keni dëshirë për asgjë, por këtë ndjenjë mos e pranoni dhe luftojeni. Kështu që kujdesu për veten më shumë se kurrë dhe bëj gjërat që ke dashur gjithmonë.

6.Mos u bëni miq sapo jeni ndarë
Sepse nuk ka për t’u funksionuar…

7.Mos filloni që të dilni menjëherë me dike tjetër

Marketing