“Sapo ma nisi Princ Leka”, Zbulohet se kush e publikoi videon e dhunës në Pallatin Mbretëror?

Ditën e djeshme lajmi që Princ Leka dhe Elia Zaharia ishin përplasur fizikisht mes tyre, bëri xhiron e mediave, ndërsa kulmi do të arrinte në momentin e publikimit të videos së momentit. Videoja qartësisht dukej që ishte bërë nga vetë Princ Leka, ndërkohë që gjendja e Elias ishte shumë e rënduar psikologjikisht.

Marketing

Teksa prokuroria dhe policia janë duke u përplasur mes tyre se kush e nxori videon, pas reagimit të oborrit mbretëror, që akuzonte për rrjedhje provash, duket se pamjet në fjalë janë shpërndarë nga vetë Leka.

Një profil me rreth 5 mijë friends në Instagram, pranon që videon në fjalë ia ka dërguar Princ Leka, ndërsa Elia Zaharian e përshkruan si një person që bën drama, dhe të dhunshme.

Profili me emrin “El Kod”, me 4939 miq, e ka publikuar videon 20 orë më parë, duke bërë edhe përshkrimin: “Sapo ma nisi princ Leka. Nuk paska patur aspak faj. Zonja Drama e paska renduar shume”.

“El Kod” e ka publikuar videon pak minuta pasi në media doli lajmi për dhunën mes Elias dhe Lekës dhe kërkesën për “Urdhër Mbrojtje”.

“Sapo ma nisi Princ Leka”, kush e shpërndau në të

PROFILI QE KA SHPERNDARE VIDEON


Prokuroria e Tiranës njoftoi sot nisjen e hetimeve për rastin e “dhunës në familje” të denoncuar nga princ Leka Zogu ndaj ish-vjehrrit Gjergji Zaharia dhe ish-gruas Elia Zaharia.

Gjithashtu prokuroria ka njoftuar se do të hetojë edhe lidhur me videon e konfliktit, e cila u publikua në media ditën e djeshme, ku shfaqet Elia Zaharia dhe princ Leka.