Sara Hoxha nuk di të ndalur, e tepron në raport me Dafinën

Drama mes Sara Hoxhës dhe Dafina Zeqirit nuk ka marrë fund! Themi këtë pasi partnerja e Ledri Vulës, Sara ka përmendur sërish rreshtin e këngës nga e cila nisi edhe sherri virtual.

Marketing

“ama prap më le vetëm”- komenton Sara në foton e saj, si vazhdim i fjalisë që i shkruajti një ndjekës; ti kom lon krejt.

Kujtojmë se Dafina dhe Ledri u bënë viral këto kohë për shkak të një vargu të njëjtë në dy këngët e tyre të fundit.

Në bashkëpunimin me Romeo Veshajn që publikoi pak javë më parë, Ledri thotë: “T’i kom dhon krejt/ T’i kom dhon krejt/ Ama loçkë më le vetëm”. Kurse Dafina në projektin me Elgit Dodën që solli para pak ditëve thotë: “Se t’i kom dhon krejt/ E mi ke dhon krejt/ Ama sot prap vetëm”.

Aludimet ishin të ndryshme, madje u përmend se dyshja po i dërgonte mesazhe tjetrit me anë të muzikës. E kur rrjeti vijon të ziejë, Ledri i hodhi benzinë zjarrit me një koment.

“T’i kom dhon krejt”– ishte komenti i Ledrit të cilin ndjekësit e vunë re menjëherë, por ai e fshiu komentin.

Nuk dihet nëse Sara u bë xheloze, apo se çfarë mund të ketë ndodhur që marrëdhënia mes tyre u përça.