Komuna e Sarajit në bashkëpunim me Ndërmarrjen Komunale “Higjiena Komunale”, “Parqet dhe Gjelbërimet” dhe NKP “Saraj”, ka ndërmarrë një aksion të madh në disa vendbanime të Komunës së Sarajit.
Aksionin nga afër e kanë ndjekur kreu i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, drejtori Gjeneral i NKP “Higjienës Komunale” Abdusamet Shabani si dhe përfaqësuesi i “Parqeve dhe Gjelbërimeve”, Rexhep Aliu.
Aksion ishte i gjerë dhe është zhvilluar në disa drejtime, edhe atë pastrimin e trotuareve, larjen e rrugëve kryesore dhe prerjen e kaçubave.
Punimet kanë filluar nga larja e rrugës kryesore në Saraj deri në Kanjonin e “Matkës”, ku në Matkë është bërë pastrim i përgjithshëm, pasi që gjatë vikendeve ka shumë vizitorë dhe krijohen mbeturina.
Aksioni i tillë do të vazhdojë në të gjitha vendbanimet e Komunës së Sarajit, deri në festën e madhe të Fitër Bajramit.
Komuna e Sarajit dhe NKP “Higjiena Komunale”, aksione të tilla për pastrim dhe larje të rrugëve ndërmarrin çdo muaj.