Saraj, manifestim edukativ për riciklimi dhe selekcionim të mbetjeve në sh. f. “Dituria”

Drejtori i NP “Higjiena Komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani dhe kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, sot shënuan fillimin e manifestimit edukativ kushtuar riciklimit dhe seleksionimit të mbetjeve, të organizuar nga Sh. F. “Dituria” – në komunën e Sarajit.

Marketing

Drejtori Abdusamed Shabani i përshëndeti nxënësit e Sh. F. “Dituria” me porosinë se NP “Higjiena Komunale” – Shkup do të vazhdoj me ligjëratat e saja edukative dhe aktivitetet, me qëllim ngritjen e vetëdijes te qytetarët tanë të vegjël, për rëndësinë e seleksionimit primar të mbetjeve si dhe për mirëmbajtjen e mjedisit jetësor.

Kryetari I Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, tha se ka një bashkpunim të frytshëm me Ndërmarjen Komunale “Higjiena”-Shkup, dhe si rezultat I këtkij bashkpunimi realizojmë projekte të përbashëta në këtë sferë si dhe inicojmë ide të këtilla sic është kjo e ditës së sotme. Ai tha se sfidë e përbashkët e institucioneve dhe qytetarëve është që të kemi një ambient sa më të pastër dhe më ekologjik, që të mbrojmë ambinetin dhe shëndetin e qytetarët.

Në kuadër të manifestimit, nxënësit u paraqiten me pikat e tyre, dramë dhe muzikë ndërsa edukatorët e NP “Higjiena Komunale” – Shkup organizuan lojëra për riciklim dhe seleksionim.

NP “Higjiena Komunale” – Shkup, Sh. F “Dituria” i dhuroi pesë enë për seleksionimin e mbetjeve ndërsa drejtori Abdusamed Shabani, nxënësve ju dhuroi komplete me mjete shkollore, maica dhe libra edukativ.