Saraj, parandalohet uzurpimi i pronës publike

Sot përfaqësues nga Makedonija Turist kanë tentuar të uzurpojnë pronën publike që është e paraparë për ndërtimin e parkingut në kuadër të qendrës rekreative Saraj, që është në interes publik.

Marketing

Inspektorati i komunës ka marrë masa duke ndërprerë punimet dhe rasti është paraqitur në polici dhe prokurori për procedura të mëtutjeshme.

Ndaj secilit që tenton të pengoj realizimin e projekteve që janë në interes publik dhe uzurpimin e tyre, organet e komunës do të veprojnë në kohë, pa dalluar askënd.