Saraji dhe Çairi i japin fitore Pendarovskit në Shkup

Në 10 komunat e Shkupit, Gordana Siljanovska Davkova, ndryshe nga raunDi i parë kur fitoi bindshëm, tani ka humbur për rreth 9000 vota nga kandidati i pushtetit, Stevo Pendarovski. Dallimin për Pendarovskin, siç mund të vërehet nga rezultatet e KSHZ-së, e bën Komuna e Sarajit ku Pendarovski fitoi gati 7 me 1 nga Siljanovska dhe Komuna e Çairit, ku Pendarovski fitoi 10:1, shkruan gazeta KOHA.

Marketing

Në Komunën e Butelit, Siljanovska ka fituar 4060 vota kundrejt Pendarovskit që mori 2990.
Në Komunën e Ilindenit, 4984 për Siljanovskën dhe 2115 për Pendarovskin.

Në Komunën e Aerodromit, për Siljanovskën 7139 vota dhe 5071 për Pendarovskin.

Në Gazi Babë, Siljanovska ka fituar 12.239 vota dhe Pendarovski 8133.
Në Komunën e Kisella Vodës, 6875 vota ka fituar Siljanovska dhe 4249 vota Pendarovski.

Në Gjorçe Petrov, Siljanovska ka fituar 7642 vota kundrejt Pendarovskit me 6134.

Kandidati i partive në Qeveri, Pendarovski ka arritur të fitojë në Qendër, Çair, Saraj, Shuto Orizare dhe Karposh.
Në Komunën Qendër, 3669 vota për Siljanovskën dhe 5887 për Pendarovskin, ndërsa në Çair, Pendarovski me 14.400 vota kryeson bindshëm ndaj Siljanovskës me 3296.
Në Karposh, Pendarovski ka fituar 10.100 vota kundrejt 8779 vota për Siljanovskën.

Në Saraj, Pendarovski ka fitore të thellë ndaj Siljanovskës – 8217 vota me 588 për Siljanovskën.
Në Shuto Orizare, për Pendarovskin kanë votuar 3551 votues dhe 2111 Siljanovskën.

Gjithsej në 10 komunat e Shkupit, shkruan gazeta KOHA, Stevo Pendarovski ka fituar 70.847 vota, ndërsa Siljanovska 61.382.