Saraji kujdeset për ambientin më të pastër, mbillen 300 fidan të rinj

300 fidanë të reja do të mbillen në komunën e Sarajit në hapësirën nga lumi Vardar deri te udhëkryqi i liqenit të Treskës, prej të cilëve 100 veç më janë mbjellë, ndërsa në ditët në vijim do të mbillen edhe 200 fidanë të rinj.

Marketing

“Në periudhën që kaloi mbollëm fidanë të rinj në Bit Pazar, sot do të mbjellim fidanë të rinj në Saraj, ndërsa gjatë javës do të ketë edhe fidanë të rinj në komunën e Gjorçe Petrovit. Gjithashtu do të rimëkëmben edhe shumë drunj të tjerë të cilët ishin shkatërruar nga joracioanaliteti i qeverisë së kaluar. Njëherit pothuajse mbi 500 rrënjë drunjsh do të mënjanohen nëpër rrugët e Qytetit dhe në vend të tyre do të mbillen fidanë të rinj dhe të shëndoshë”,- tha zëdhënësi i Qyteti të Shkupit, Valon Salihu.

“Ky aktivitet jo vetëm si përkujdesje ndaj ambientit që shumë kërkon në këtë periudhë, ku edhe ne duam të jemi pjesë e gjithë aktiviteteve që do të nënkuptojnë një ambient më të pastër, me ajër më të pastër”,- theksoi kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.

Salihu potencoi se gjatë vjeshtës do të mbillen gjithsej 3500 fidanë të rinj në më tepër lokacione nëpër komunat e qytetit të Shkupit, ndërsa deri në fund të vitit do të mbillen dhe rimëkëmben hapësirat gjelbëruese prej përafërsisht 130 mijë metër katrorë.