Saraji shënon 13 dhjetorin, Ditën e Komunës

Dita e sotme është padyshim një datë e rëndësishme në kalendarin e festave të komunës së Sarajit, dhe ne mburremi, dhe e shënojmë si ditë nga e cila ka filluar funksionimi i administratës komunale në Saraj, tha kreu i kësaj Komune, Blerim Bexheti.

Marketing

“Kam nderin që sot në një ditë të veçantë për komunën tonë, në emrin tim, këshillit Komunal dhe administratës komunale, t’u urojë të gjithë qytetarët. Me përgjegjësinë më të madhe e them se komuna e Sarajit është në shërbim dhe e hapur për të gjithë qytetarët, arsimtar, profesor, mjek, bujk, afaristë, pensionist dhe sektori qytetar dhe në kontinuitet angazhohet që të zgjidhë sfidat e jetës shoqërore”, deklaroi Bexheti.

Marketing