Ballina Aktuale Saraj,rriten rrogat në administratën komunale

Saraj,rriten rrogat në administratën komunale

Kryetari i Komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti nënshkruan Marrëveshje kolektive me Sindikatën e Punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve, me çka pritet që rrogat në administratën komunale të rriten për 2808 denarë.

Marketing

Marrëveshja me Sindikatën ka për qëllim avansimin e të drejtave, detyrimeve, përgjegjësive dhe çështjeve tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e punës së punëtorëve të Komunës së Sarajit, si harmonizimin e pagave me rritjen e pagës minimale, rritjen e shumës së regresit për pushim vjetor, pagesën e shpërblimeve jubilare dhe mundësinë e pagesës së pagës së 13-të.

Marketing
Exit mobile version