Saranda debuton fuqishëm me “Kodin e dashurisë”

Saranda Alija, të cilën jemi mësuar ta shohim çdo të shtunë mbrëma duke kënduar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, sot ka publikuar një këngë të re.

Marketing

“Kodi i dashurisë” quhet balada të cilën ajo e ka finalizuar edhe me një videoklip të xhiruar në Ohër, duke i vënë kështu në pah edhe bukuritë e këtij vendi.

Kjo është kënga e parë që Saranda, e cila shquhet për vokal të fuqishëm dhe këndimin live, e ka vizuelizuar, dhe siç është shprehur ajo për klankosova.tv, tani e tutje fansat e saj mund të presin projekte të tilla më shpesh, meqë ka vendosur të fokusohet më shumë tek publikimi i projekteve të reja muzikore.

Për këtë baladë të ndjeshme, këngëtarja nga Prizreni ka bashkëpunuar me emra të njohur të skenës sonë. Teksti është shkruar nga Avni Qahili, ndërkaq Virusi është autori i muzikës dhe orkestrimit.