SASHK nuk pajtohet me propozimin e Zaevit për të ulur pagat në administratë

Sindikata e Pavarur e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SAShK) nuk pajtohet me propozimin e LSDM-së për të ulur pagat e punonjësve të administratës publike dhe kërkon nga qeveria të hedhë poshtë propozimin

Marketing

Sipas sindikatës, ky propozim është radikal dhe do të prek drejtpërdrejt punonjësit më së paku të paguar. Prandaj kërkon që urgjentisht të vendoset dialogu shoqëror dhe të dëgjohen mendimet e sindikatave dhe ekspertëve ekonomikë.

“Besojmë se masat e propozuara do të godasin drejtpërdrejt punonjësit të cilët janë realisht më pak të paguarit në vend. Në veçanti, të ashpra kanë qenë reagimet e punonjësve në arsim, të cilët në interes të studentëve, në mënyrë indirekte dhe të shtetit, po bëjnë përpjekje mbinjerëzore përmes formave dhe metodave alternative, në shtëpi, për të zbatuar programin e planifikuar”, thuhet në deklaratën e SASkK.

Masë e tillë, sipas SAShK, nuk është ndërmarrë në asnjë nga vendet fqinje, të cilat gjithashtu po përballen me krizë ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi.