Pas negociatave të shumta me Ministrinë e arsimit dhe shkencës , SASHK-u nën presionin e bordit udhëheqës solli vendim që viti shkollor mos të filloj më datën e paraparë 2 shtator por të bëhet grevë.
SASHK-u nuk pranon rritjen e pagave në arsim për vetëm 5 %. Ata kërkojnë që pagat si në arsimin fillor, atë të mesëm dhe të lartë të rriten për 25%.
Gjatë ditës së sotme ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi u mundua që t bind udhëheqësinë e SASHK-ut se pagat do të rriten në vazhdimësi, SASHK qëndroi në vendimin e prerë për grevë.
Ata kërkojnë që sa më shpejtë të jetë e mundur të përmirësohet statusi i keq socio-ekonomik në të cilin gjendet puntorët e përkushtuar të arsimit.
Pas protestave të shumta që SASHK-u i ka organizuar në kuadër të Konfederatës e Sindikatave të lira të Maqedonisë së bashku edhe me sindikata tjera, SASHK-u këtë herë pakënaqësinë e vet do ta shpreh përmes grevës.
Në vijim deklarata e kryetarit të SASHK-ut Joakim Nedellkov.