Sasho Mihajllkov përjashtohet nga VMRO-DPMNE

Një anëtar i Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së në rrethana anonime konfirmon informacionin për Alsat se ish drejtori i DSK-së, Sasho Mihajllkov është përjashtuar nga partia. Bëhet e ditur se para mbledhjes së Komitetit, Mihajllkov është njoftuar përmes telefonit se çështja e tij do të diskutohet në komitet dhe se pritet vendimi për shkarkimin e tij. Ai është paraqitur në mbledhje ku vendimin për largimin e tij e ka ndjekur nga afër.

Marketing

Mihajllkov ishte anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-së në kohën kur në krye të partisë ka qenë Nikolla Gruevski.
Informacioni nuk është konfirmuar zyrtarisht nga partia e Hristijan Mickoskit.

Marketing