Sasho Ordanovski: Në vjeshtë zgjedhje të jashtëzakonshme?!

Analisti i njohur Sasho Ordanovski ka paralajmëruar se në shtator nuk përjashtohen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, pasi që vendi nuk do të marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në.

Marketing

Ai në analizën e tij ka vlerësuar paralajmërimin e bërë dje nga kryeministri Zoran Zaev, i cili sinjalizoi se nuk mund të përballojë presionet e brendshme dhe se do të bie qeveria aktuale, duke mos arritur të bëj edhe rikonstruimin.

Sipas Ordanovskit, Zaev po paguan një çmim të madh deri tani duke pasur parasysh edhe koalicionin me BDI-në, ndikimet e ndryshme të brendshme në vetë LSDM-në, si dhe fshesa e paralajmëruar që me vështirësi po shkon.

“Prandaj, nuk marrim datë për negociata me BE-në, shpërndarje të kësaj qeverie dhe zgjedhje të jashtëzakonshme, janë strategjia e vetme logjike për konsolidimin e mëtejmë të suksesit të arritur të kësaj qeverie. Në ato zgjedhje votuesit do të duhet të zgjedhin: duan vazhdimin ose rënien e variantit maqedonas të Republikës së Vajmarit, pasi historikisht këtu “djegia e Rahstagut” nuk pati sukses me forcat jodemokratike në prill 2017?, ka shkruar mes tjerash, Ordanovski.