Sasitë e para të lindanit të rrezikshëm nga deponia vogël e OHIS-it po largohen nga vendi ynë

Sot nis transportimi i mbeturinave të rrezikshme historike nga deponia e vogël nga ish-gjigandi industrial Ohis. Konkretisht, pas marrjes së miratimit nga porti i Selanikut për marrjen e ngarkesës së parë të mbeturinave, më 23.06.2022, u bë ngarkimi i fuçive me HCH të pastër të cilat ishin vulosur dhe shënuar siç duhet sipas rregullores ndërkombëtare për transportin ndërkufitar të mbeturinave të rrezikshme sipas Konventës së Bazelit. Gjithësejtë prej 477,1 ton mbeturina HCH të gërmuara dhe të paketuara në fuçi të vitit 1936 dhe të ngarkuara në 7 kontejnerë dhe 126,37 ton tokë të kontaminuar me HCH të gërmuar dhe paketuar siç duhet, do të transportohen me kamionë në portin e Selanikut në Greqi nga ku me anije mbeturinatHCH do të transportohet në Francë, dhe toka e kontaminuar për ATM Holland.

Marketing

Me këtë përfundojn plotësisht aktivitetet kontraktuale me UNIDO, dhe pas pranim-dorëzimit të realizuar më 03.06.2022 për vazhdimin e gërmimit përgjegjësinë e merr UNOPS-i duke përdorur mjetet e Fondit Mjedisor Multipartner të krijuar posaçërisht për pastrimin e ndotjes në rrethin e OHIS-it.

Ndërkohë ka vazhduar gërmimi i materialit të mbetur nga deponia e vogël, e cila është ndarë në katër lote të tjera. Është në proces gërmimi i lotit të dytë, për të cilin mbikëqyrje është përgjegjëse kompania HPC në bashkëpunim me partnerin vendas Ekomosaik.